• |
ide | kryesore

Video/ Juventus e mbyll vitin me fitore: Champions është më pranë, Genoa pengon Atalantën

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus e mbyll me një fitore vitin 2021 dhe fazën e parë në Serie A: 2-0 në Stadium kundër Cagliarit. Protagonisti i mbrëmjes Moise Kean, pranë golit që në minutën e 10′ me shtyllën e goditur me kokë dhe më pas atë fituese në të 40′, duke devijuar një goditje të Bernardeschi në portë. Në pjesën e dytë ritmi ra dhe Cagliari për pak sa nuk barazoi fillimisht me Dalbert dhe më pas me Joao Pedro, por në të 83′ erdhi dyfishimi i Bernardeschit.

Juventus mposht Cagliarin 2-0 dhe Allegri arrin Capellon në numrin e fitoreve si trajner në Serie A (252), por me mbi 40 pankina më pak. Pas goditjes së shtyllës, Kean shënjestroi portën në minutën e 40 me një asist të Bernardeschit. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë: një asist i Kulusevskit dhe një diagonale e majtë nga Bernardeschit, që shënoi golin e parë pas 513 ditësh. Juventus arrin kështu suksesin e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit kundër sardëve dhe arrin në kuotën 34, katër pikë nga Atalanta e vendit të katërt, e bllokuar në 0-0 nga Genoa.

GENOA 0-0 ATALANTA
Atalanta nuk arrin të ngrihet pas humbjes në shtëpi me Romën dhe skuadra e Gasperinit ngadalëson përsëri, me një 0-0 në Marassi kundër Genoas. Pikët e lëna kanë favorizuar Juventus, që është tani vetëm katër pikë larg. Për Shevchenkon, nga ana tjetër, pika e dytë në shtatë ndeshje në pankinën ligure dhe një hap i vogël përpara në renditje (parakalimi i Cagliarit në vendin e tretë nga fundi). Bergamaskët bënë lojën, por Grifonët ngrenë murin difensiv dhe rezultati është një lojë pa emocione të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *