• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te nënkalimi i Fushë-Krujës. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motomjet dhe drejtusi i kësaj të fundit është lënduar. I dëmtuati është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *