• |
ide | kryesore

Babai i kineastes akuzon Alec Baldwin: Ai është përgjegjës për vrasjen e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i kineastes Halyna Hutchins ka deklaruar së fundmi se aktori Alec Baldwin  është  përgjegjës për vrasjen e vajzës së tij.

Në një intervistë për “The Sun”, Anatoly Androsovych ka rrëfyer se nuk arrin ta kuptojë pretendimin e aktorit se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.“Nuk mund ta kuptoj sjelljen e Alec. Pse e qëlloi gjatë përgatitjeve? Revolveri është lloj arme që nuk qëllon përpara se të shtypet këmbëza dhe Alek është pjesërisht fajtor për shkaktimin e asaj goditjeje.Është e qartë për mua që Baldwin qëlloi nga dora e tij, është e vështirë për mua të kuptoj se si ai nuk mund të konsiderohet pjesërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës sime”, u shpreh ai. Deklarata e tij vjen pasi Baldwin u shpreh në një intervistë për ” Abc News” se ai nuk është fajtor për tragjedin e ndodhur në sheshxhirimet e “Rust”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *