• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur dhe BE/ Gjermania shuan entuziasmin që ndezi Oliver Varhelyi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Entuziasmi që ngjalli deklarata e Komisioneri për Zgjerimin në KE, Oliver Varheli, i cili shprehu mbështetjen për nismën e Ballkanit të Hapur është shuar nga një reagim i qeverisë së re në Gjermani.

Nga Berlini zyrtar vazhdojnë të thonë se i përkahin përpjekjet për bashkëpunimin rajonal, por njësoj si më parë theks i veçantë vendoset tek gjithpërfshirja, dhe tek marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.


Në një përgjigje për Gazetën Express nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”-it, kanë thënë se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë për Gazetën Express.

Në fund të përgjigjes, ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane thekson se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Prandaj, ne e mbështesim veçanërisht Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, ka përfunduar i njëjti zëdhënës.

Duket se mesazhi nga Bashkimi Europian është i ndryshëm nga ai që dha komisioneri Oliver Varhelyi, i cili mbështeti nismën e ‘Ballkanit të Hapur’ duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë.

“Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani. Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik. Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë se rajoni mund të përçojë se jo vetëm se është gati për bashkëpunim rajonal por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur. I ftuar tre partnerët e tjerë t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal” tha Varhelyi.

Që prej takimit të parë Vuçiç-Rama-Zaev në Novisad, treshja është përpjekur të marrë mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nismën e Ballkanit të Hapur. Por mungesa e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës është një handikap, para të cilit asnjë nga fuqitë e mëdha nuk i ka mbyllur sytë. Të paktën, Angela Merkel, Ursula Von der Leyen dhe Gabriel Eskobar kanë thënë se nëse pjesë e nismës nuk janë të gjashtë vendet, atëherë ajo nuk mund të quhet e suksesshme./Lapsi.al

8 Comments

    1. Control of the world. ( with the exception) of a few ultra rich Elite and his puppet Political Friends needed to Emplement, his,( Soros) Global, NEW world Order Agenda! His Son is now heavily involved in helping bribe judges and political figures. Like payingBLM 15.00 an hour in Cash and providing them tools they need like mace, batons, pallets of Bricks and iillegal weapons. To riot and spread Chaos across America. Soros already owns large stakes on the lamestream media. 90% plus are at his bidding to lie on EVERY NEWS CAST! He won’t be satisfied until Americans are under 100% Communist Rule for Decades. Anyone that disagrees with his Agenda will End up in a Fema Camp!! Might be time to ,( Take Action) together!! Before it’s Too late! Soros was a ring leader in the theft of the 2020 election!in my opinion, he is a Traitor if there ever was a Traitor!!

    2. George Soros is Jewish but when the Nazi’s came, he turned on the Jews. He openly has admitted to it. He in essence became a Hitler youth. He turned in all the other Jewish families he knew, helped confiscate their wealth and send them to concentration camps. As a grown man looking back, he has no remorse for his decision, no sadness for those he sent to their death. So he may have been born Jewish, but he chose to be a monster. He is one that should have been tried for war crimes.

    1. Control of the world. ( with the exception) of a few ultra rich Elite and his puppet Political Friends needed to Emplement, his,( Soros) Global, NEW world Order Agenda! His Son is now heavily involved in helping bribe judges and political figures. Like payingBLM 15.00 an hour in Cash and providing them tools they need like mace, batons, pallets of Bricks and iillegal weapons. To riot and spread Chaos across America. Soros already owns large stakes on the lamestream media. 90% plus are at his bidding to lie on EVERY NEWS CAST! He won’t be satisfied until Americans are under 100% Communist Rule for Decades. Anyone that disagrees with his Agenda will End up in a Fema Camp!! Might be time to ,( Take Action) together!! Before it’s Too late! Soros was a ring leader in the theft of the 2020 election!in my opinion, he is a Traitor if there ever was a Traitor!!

  1. ngjarje të bujshme të ndodhur gjatë qeverisë “Berisha” në vitit 2005-2009 si “21 Janari”, Gërdeci dhe vrasja e Trebickës po mbajnë ish-kryeministrin Berisha larg Partisë Demokratike, pasi sipas tij, zoti Basha di gjithçka mbi autorët dhe nëse ai flet, fundoset ish-kreu i PD.

  2. Open Balkans është gjithëpërfshirës dhe i hapur për të 6 vendet. Nëse ju s’dini të lexoni s’ju kanë faj Gjermanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu