• |
ide | kryesore

Bëhet gati vaksina turke kundër Covid-19

Arkiva



Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për përdorim nga fundjava e ardhshme.

Prodhimi i saj ka nisur këtë vit, por data për prodhimin e saj është e vonuar. Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një nga deklaratat e tij kishte thënë se Turqia do ta bëjë të disponueshme vaksinën në mbarë botën.

Turqia ka administruar tashmë më shumë se 125 milionë doza të vaksinës Covid-19, duke përdorur vaksina të prodhuara nga kinezët Sinovac dhe Pfizer / BioNTech, me më shumë se 51 milionë njerëz që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Ndërkaq vijon dhe aplikimi i dozës përforcuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *