• |
ide | kryesore

‘Blindohet’ PD/ Vendosen tetë kamera me rezolucion të lartë në seli

-Instant, Arkiva, Lajme
SELIA-BLU.jpg



Një ditë pasi anëtarë të Komisionit të Rithemelimit te PD shqyen me forcë derën e sallës së mbledhjeve në selinë demokratike për të hyrë brenda e dhënë deklaratë, në selinë blu janë marrë më shumë masa për sigurinë.

Në ambientet e jashtme të godinës vihet re shtimi i kamerave të sigurisë. Nga një vëzhgim i News 24 duket se në çdo cep të godinës, kryesisht në hyrje mund të numërosh më shumë se 8 kamera me rezolucion të lartë. Një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi se do zbatonte me përpikmëri vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit duke nisur nga njoftimi me shkrim i shkarkimit për Lulzim Bashën.

Ndërkohë ne PD vijon jeta politike normale, por duket sikur çdo minute pritet te ndodhe diçka. Gazetare dhe operatore janë çdo dite aty, për të qene te pranishëm ne çdo zhvillim qe mund te ndodhe, pas herëve te fundit kur pati vizita te befta, madje edhe te dhunshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *