• |
ide | kryesore

Degjeneron konflikti për motive banale në Fier/ 50-vjeçari plagos të riun me biçak

Arkiva, Lajme



Një plagosje me biçak ka ndodhur sot në Fier. Në pranga ka rënë një 50-vjeçar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin E. H., 50 vjeç, banues në Fier, pasi në fshatin Shtyllas, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak) shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *