• |
ide | kryesore

Era luftë/ TV rus: Nuk garantojmë më pavarësinë e Ukrainës

-Instant, Arkiva, Planet



Mediat ruse kanë filluar hapur fushatën për të përgatitur opinionin publik mbi një konflikt të mundshëm në Ukrainë. Një mesazh i qartë u përcoll një ditë më parë në kanalin shtetëror rus Rossiya 1, më i ndjekuri në vend.

“Shtetet e Bashkuara, duhet të heqin dorë nga hegjemonia e tyre, ajo hegjemoni ka përfunduar. Ose do të tërhiqen vullnetarisht ose do t`i detyrojmë ne me forcë. Rusia nuk e garanton mbijetesën e Ukrainës, sidomos si shtet sovran. Ndoshta jemi vërtet në prag të luftës me NATO”, tha spikerja.

Vladimir Putin kërkon që perëndimi të marrë parasysh kërkesat e tij që parashikojnë ndalimin e shtrirjes së NATO-s në lindje, por druhet se do të tentohet zvarritja e bisedimeve ndaj po ushtron presion mbi liderët e aleancës e të SHBA-së.

Së fundi, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë.

“Ne do të vendosim për një datë së bashku me Rusinë dhe ne besojmë se bisedimet do të zhvillohen në janar” u shpreh ajo, por ende nuk ka një reagim nga Kremlini.



2 Comments

  1. Duke analizuar 1 shekull .zhvillimet e tanishme nuk jan nje ralitet por nje qellim .me pazare dhe interesa te shumfishta ne levizjet gjeostrategjike globale .ku padiskutim ate cfar mendojn nuk do ta arrin askush se padrejtesija fillimin e nis si interes dhe fundin e sjell me nje cmim shkatrrues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *