• |
ide | kryesore

Falsifikuan dokumentet për të përfituar një sipërfaqe toke në Kashar, dy të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Dhurimi”, duke arrestuar dy persona, pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke.

Në pranga kanë rënë shtetasit R. V., 54 vjeç, dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, të cilët sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke.

Të arrestuar janë shtetasit Ruhi Valisi dhe Lavdrim Sulaj.

“Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dhurimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

R. V., 54 vjeç dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin A. B., 56 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *