• |
ide | kryesore

Iu gjet kanabis në mjet, arrestohet 43-vjeçari me dy mbiemra në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar me iniciale A.I. (A) është arrestuar nga policia e Fierit. Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur një pako me kanabis. Sipas bluve, 43-vjeçari do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Transportonte një sasi me lëndë narkotike për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet 1 pako me lëndë narkotike cannabis sativa. Patrulla e Përgjithshme e Komisariarit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve që kishin marrë për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe shoqërimin e tij për në Komisariat.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I. (A), 43 vjeç, banues në Tiranë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *