• |
ide | kryesore

Juventus nis presionin mbi Dybala e De Ligt: “Disa janë më të lidhur me menaxherët se me fanellën”

-Instant, Sport



Rinovimi i Paolo Dybala që nuk po vjen dhe fjalët e Mino Raiolas për të ardhmen e Mathijs De Ligt. Situata e dy lojtarëve të mëdhenj nuk i pëlqen aspak Juventusit, që me anë të Maurizio Arrivabenes, vendos pikat mbi “i” pas ndeshjes kundër Cagliarit. “Lidhja me fanellën për shumë lojtarë është në një masë më të vogël sesa lidhja që kanë me menaxherët e tyre – tha drejtori i Juventusit -. Dybala është numri 10 i Juventusit, De Ligt është një lojtar i madh, ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe ne bëjmë tonën. Marrëdhëniet janë të qeta, por ata si të gjithë duhet të tregojnë lidhjen me fanellën. Marrëdhëniet janë absolutisht të qeta dhe kur të vijë koha do të flasim edhe me ta, si me gjithë të tjerët”, përfundoi ai.

Gjithashtu në mikrofonat e Dazn-it, Arrivabene më pas shpjegoi se “rritja e kapitalit është përfunduar dhe se po punohet për qëndrueshmërinë e llogarive dhe për konkurrencën e ekipit”. Mbyllja me fitore e vitit ishte e rëndësishme, por edhe destabilizimi që Raiola i bëri ambjentit me deklaratat për De Ligt. Kështu që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të presin që gjërat të komplikohen për të treguar se kush komandon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *