• |
ide | kryesore

Kukës, i paraburgosuri përdor vajzën e mitur për të futur drogë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga të paraburgosurit e Kukësit ka përdorur vajzën e tij të mitur për të futur drogë në ambientet e Policisë së burgjeve. Rreth 50 gramë drogë është gjetur e fshehur në një tullumbace në xhupin e 9-vjeçares, e cila do të takonte babanë e saj. Droga u gjet gjatë kontrollit fizik para se të hynte në ambientet e paraburgimit. Ende nuk dihet se cili është shkaku i arrestimit të G.I. dhe nëse ai është i varur nga lëndët narkotike.

“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”, sipas njoftimit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *