• |
ide | kryesore

Makina përplas fëmijën 6-vjeçar në Lushnjë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar në Lushnje. Policia bën me dije se një fëmijë 6-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe si pasojë i mituri, i cili mbeti i plagosur u transportua për në spital. Ngjarja sipas policisë ndodhi në fshatin Çermë Sektor.

“Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u procedua penalisht M. L., 62 vjeç, banues në Çermë Shkumbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në fshatin Çermë Sektor ka aksidentuar një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *