• |
ide | kryesore

Ndërtime pa leje dhe fshehje të të ardhurave/ Procedohen gjashtë persona në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme
Ukraina



Gjashtë persona janë proceduar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se 63-vjeçari F.R., është proceduar pasi është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij pa leje.

Po ashtu edhe një 51-vjeçare G.N., është proceduar për shkak se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit F. D., 38 vjeç, N. H., 38 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, I. B., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi janë konstatuar në qytetin e Delvinës, duke ushtruar aktivitetin në subjektet e tyre bar-kafe, të paregjistruara në organet tatimore dhe pa certifikata fiskale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *