• |
ide | kryesore

Një dekadë nga nisja e konfliktit në Siri, ulet numri i viktimave

-Instant, Arkiva, Planet



Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut se ka thënë se 3,746 persona kanë vdekur këtë vit në Siri, si pasojë e konflikt tashmë të gjatë për një dekadë. Kjo shifër është më e vogël sesa ajo e një viti më parë. Sipas të dhënave, 1,505 prej viktimave kanë qenë civilë, në mesin e tyre 360 fëmijë.

Shifra e këtij viti është më e ulëta prej nisjes së luftës në Siri dhe flet për trend të uljes, pasi më 2020 ishin raportuar 6,800 viktima dhe vitin paraprak mbi 10,000. Sipas Vëzhguesit me bazë në Britani të Madhe, 297 persona janë vrarë më 2021 si pasojë e minave tokësore dhe pajisjeve tjera shpërthyese.

Një dekadë nga nisja e konfliktit në Siri

Monitoruesi për mina ka thënë në muajin nëntor se Siria ka tejkaluar Afganistanin si shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga minat dhe pajisje tjera shpërthyese që kanë mbetur nga lufta.

Përleshjet në Siri kanë nisur më 2011 pas shtypjes brutale të protestave kundër Qeverisë. Forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia ende shënjestrojnë rebelët në enklavën Idlib, ndonëse armëpushimi zbatohet në kohën më të madhe. Lufta në Siri ka lënë të vdekur gjysmë milioni persona dhe ka nxitur zhvendosjet më masive prej Luftës së Dytë Botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *