• |
ide | kryesore

Përmbyset varka me 32 emigrantë në Greqi, 12 të mbijetuar

-Instant, Lajme, Planet



Një varkë me 32 emigrantë është përmbytur në brigjet e Greqisë, ndërkohë forcat e kërkimit shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, shkruan protothema.  Sipas informacioneve paraprake, kërkimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit në zonën detare në jug të Folegandros, pas fundosjes së varkës në të cilën ndodheshin  32 emigrantë.

12 pre tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka me të paktën 32 persona në bord ka pësuar dëmtime mekanike nga prurja e ujit dhe është fundosur. Gjithashtu vetëm dy nga 12 të mbijetuarit mbanin jelek shpëtimi, shkruan abcnews.al

Ministri i Transportit dhe Politikës Ishullore, Giannis Plakiotakis, ka urdhëruar  menjëherë nisjen e operacion kërkimit. Eksplorimi në zonën detare po kryhet me 5 anije të shërbimit detar, një helikopter të marinës,një helikopter të forcave ajrore dhe një avion C-130.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *