• |
ide | kryesore

Publikimi i pagave/ Alibeaj: Pjesë e skemës për blerjen e zgjedhjeve, Rama të japë dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, reagon pas skandalit me pagat e shqiptarëve, të cilat po qarkullojnë në whatsapp.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibaj u shpreh se publikimi i pagave të mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve.

Mes të tjerash, numri dy i PD kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, “ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave”. 

“Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale.

Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!”



7 Comments

  1. NUK ESHTE KJO ZGJIDHJA SEPSE NE E DIME MIRE QE AI NUK E JEP DOREHEQJEN SEPSE NUK E KA DHENE PER SHUME VEPRA TE TJERA ME TE TMERRSHME . ZGJIDHJA ESHTE SHESHI , JANE PROTESTAT PA FUND DERI NE DORHEQJEN OSE LARGIMIN ME DHUNE TE PALLOSHIT . DERRI DO PLUMBIN .

  2. Po ik ore legen Burre, je edhe deputet dhe bir Mallakastre, pse nuk flet nje fjale per Uzinen e Ballshit qe Po shitet per skrap, por merresh me deklarata boshe. Turp te kesh legen je falur edhe 5 vakte dikur. Haram e pac qumeshtin e nenes.

  3. Po mo alibeaj rama do jap doreheqen pikerisht tani qe shkaterroi PD. Nuk e trembni fare ti e lulzim brava.

  4. Po si do jape doreheqjen ai qe ju po i kerkoni ndihme per tju ruajtuar nga baza e demokrateve me votat e te cileve shet pordhe ti moterqire?

    Rama sa te kete ty e bythqirat si puna jote ne PD e bravave, dhe po dha doreheqjen do ja leje Zahos jo Lul Bashes or moterqir floklym.

    Do ju qihet plaka shume shpejt o Lulzimsat e Ramazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *