• |
ide | kryesore

Skandali me pagat e 637 mijë personave/ Zbulohen super rrogat në Shërbimin Informativ Shtetëror

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lista me 637 mijë emra punonjësish në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë me më të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifikohet si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë. Institucioni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH, ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikojë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktuar”.

Në 22 personat më të paguar në Shqipëri, rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj.

Burime për News24 thanë se Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë skandal të mundshëm, të ngjashëm me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, i ashtuquajtur skandali i patronazhistëve. Prokuroria po heton për autenticitetin e kësaj liste dhe burimin e saj, që dyshohet se janë sigurimet shoqërore ose drejtoria e Tatimeve.



14 Comments

  1. Si çdo kurvellik ne kete vend edhe ky tre dite do te zgjase . Populli yne harron shpejt , njesoj si peshku i duhen nente sekonda per ta rikapur grepin po ne te njejtin vend . Popull peshk , ça do presesh me shume?

    1. të rinjtë e sotëm, ata që i përkasin pikërisht kësaj gjenerate, nuk e kanë njohur Berishën e mesit të viteve 1990, njeriun që shkaktoi marrëzinë e madhe kolektive të shqiptarëve më 1997, duke i mashtruar qytetarët e këtij vendi me skemat piramidale, duke i shkatërruar institucionet e shtetit, duke i rrahur e burgosur gazetarët dhe kundërshtarët e tij politikë, duke e çuar vendin në një kaos total, në të cilin, brenda disa javëve, u vranë 2,000 a 3,000 shqiptarë, më shumë se sa gjysma e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak nga marsi i vitit 2003, deri në dhjetor të vitit 2009.

  2. Shikoni pak se ajo paga e Anonimus Anonimus 58,074,817,00 nuk besoj se është gjë e saktë. Pagë 580 milion lekë në muaj, është e pabesueshme.

  3. Listen e plote te pagave,une e kam gjetur,porne te nuk po gjej emerin e Juri Kim-it.Ju lutem,kush mund te me ndihmoje te gjej emerin e heroines se SPAK-ut,sepse,dua t’a krahasoj,pagen e saj,me pagen (qe marrin prej qeverive perkatese),amabasadoret e tjere te akrdituar,ne Shqiperi!

  4. Lista ka dale nga shtepia me gjethe. SPAK nuk do merret me te gjithe keto probleme se na coroditen femijet. Me dashuri e qetsi do ti mbylli te gjitha dosjet si inceneratoret, patronazhistet e kete te fundit e ato qe do te dalin me pas.

  5. Ne kete vend skandalet jane pjese e jetes se perditshme, kur mendon se s’ka ka ku shkon me tej, diten tjeter

    shikon se skandalet nuk kane te mbaruar. Lideri yne global do mbetet ne histori si lideri qe ka prodhuar me shume

    skandale tashme ne shkalle globale, sic i do ai.

    Duhet pyetur baba Taku se mos e ka marre serverin e tatimeve sic e grabiti para disa vitesh.

    Ky eshte shteti i rilindjes qe duam, bravo cuna!

    Tashme vendi yne e meriton plotesisht emrin: Banana Republic of Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *