• |
ide | kryesore

Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ashtu siç dhe ishte paralajmëruar pritet që këtë të mërkurë të dorëzojë dorëheqjen e tij në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve të presidentit Stevo Pendarovski.

Zaev dorëheqjen e tij e ka paralajmëruar që në humbjen e zgjedhjeve të fundit lokale, ku ka hequr dorë edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM.

Siç bëhet e ditur, lider i ri i LSDM-së u bë zëvendësministri aktual i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili pritet të jetë edhe kryeministër për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë dhe një ditë më parë nga Tirana, ku ishte për takimin e Open Ballkan ka konfirmuar dorëheqjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *