• |
ide | kryesore

Armë pa leje dhe baste të paligjshme, arrestohen në flagrancë 3 të rinj në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



3 shtetas kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Korçë. Policia bën me dijes se janë arrestuar K. H., 36 vjeç R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç. Këta shtetas akuzohen për prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

 

“Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tyre, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i markës “Samsung A6”, i cili dyshohet se përdorej nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *