• |
ide | kryesore

Arrestohet aktori i njohur, tentoi të vrasë të dashurën

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Devin Ratray, i njohur për rolin në“I vetmi në shtëpi’, është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të mbyste partneren e tij.

Sipas ‘Daily Mail’, ngjarja ka ndodhur në një dhomë hoteli në Oklahoma në fillim të këtij muaji.Disa burime kanë treguar për mediat se ata filluan të debatonin pasi e dashura  u dha dy fansave autografe falas në një bar ku ata ndodheshin. Situata mes tyre vazhdoi në dhomën e hotelit ku ai e shtyu në shtrat duke i vendosur njërën dorë në fyt dhe tjetrën në gojë. “Kështu vdes ti”, dyshohet se i ka thënë aktori.Devin është liruar nga paraburgimi pasi pagoi garancinë prej 25 mijë dollarësh por ka mohuar akuzat  e ngrejtura ndaj tij.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *