• |
ide | kryesore

FDA miraton ilaçin e Pfizer që trajton COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha miratimin për përdorim urgjent të ilaçit antiviral të kompanisë Pfizer kundër COVID-19. Ky është trajtimi i parë që mund të merret në shtëpi e që pritet të bëhet një mjet i rëndësishëm në luftën kundër përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron.

Provat klinike të Pfizer-it treguan se ilaçi i quajtur Paxlovid ishte 90% efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek pacientët me rrezik të lartë për t’u prekur rëndë nga sëmundja. Të dhënat e fundit laboratorike sugjerojnë se ilaçi e ruan efektivitetin e tij edhe ndaj variantit Omicron. Agjencia autorizoi ilaçin, për trajtimin e rasteve të lehta dhe mesatare të sëmundjes për personat nga 12 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të preken nga format e rënda të sëmundjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *