• |
ide | kryesore

Fero paralajmëron albumin e ri me thumb për artistët

-Instant, Paparazzi, Slider



Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.

E teksa kishte lajmëruar gjithashtu edhe një album të ri duket se data e publikimit po afron. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka publikuar 6 video ku teksa ka zbuluar disa sekonda nga disa këngë pjesë e albumit, reperi nuk ka qëndruar pa hedhur një ‘thumb’ kundrejt artistëve të tjerë. Albumi më i fortë në Histori. Dëgjoni këto 6 video, me këto video dëshpërohet çdo “artist” që i thotë vetes “artist”, por kjo nuk është as 5 përqind çfarë është ALBUMI … Zyrtare Albumi është gati të lançohet për shumë pak kohë, këto ditë ju lajmëroj për datën e lançimit.

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi,  i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *