• |
ide | kryesore

Identifikohet viktima në Kodër Kamëz/ Gjendet e djegur makina e autorëve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjendet një automjet Audi i djegur në zonën e Institutit në Kamzë.

Dyshohet se ajo është përdorur nga autorët e vrasjes së 35-vjeçarit që u gjet i pajetë brenda një makine në zonën e Kodër Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56 të së enjtes në rrugën “Nikoll Vatnikaj” dhe viktima është Cen Karriçi me origjinë nga Dibra, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Mësohet se makina ka targa gjermane. Dëshmitarët thanë se nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe vrasja mund të jetë kryer me silenciator.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Policia thotë se është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj ndërsa po kqyren kamerat e sigurisë në zonë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *