• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit ultimatum Bashës: Liro zyrën e kryetarit të partisë deri më 5 janar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë nga selia blu deputeti Belind Këlliçi, në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së i ka dhënë një “ultimatum” kryedemokratit Lulzim Basha që të lirojë zyrën e kryetarit të partisë deri më 5 janar.

Belind Këlliçi u shpreh se në të kundër do të jetë anëtarësia që do shndërrohet në përmbarues të vendimit.

“Kuvendi i partisë ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra. Pavarësisht se sipas nenit 43 kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit, ky i fundit në respekt të mijëra demokratve vendosi ta ratifikonte vendimarrjen përmes referendumit të mbajtur sipas parimit një anëtar një votë. Rezultati i tij përfundimtar sanksionon që 43 mijë demokratë kanë vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe shkarkimin tuaj.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD me anë të këtij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e PD dhe organeve më të larta. Kërkohet nga ana juaj që të merren të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë deri më 5 janar 2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit ttë 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit, do detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në pëmbaruesin politik”, tha Këlliçi.



14 Comments

  1. Lul Mo’s u bej qesharak te lutem beju pjes e liftesdl kunder spiunave slavokomunust we Jane turpi I shqiperise liro zyren

    1. kryetari i ardhshem i PFSH (aka Partis fashiste shqiptare ose PD e rithemeluar). ropt e fisin suflakeve qe shajn.

      1. O idiot! A të duket më i mirë se fashizmi neokomunizmi rilindas që paguan parrazitë idiotë si ti pa asnjë profesion me taksat tona?

  2. ne 7 janar nis revolucioni. niset plaku i ndershem nga zyrat modeste qindra mijra mijra euro te etc, me sal lushen, kulicin, me krricin, me izetin (me falni se u ngatarrove se dhe ky eshte armik tani), me kac islamin, me mediun, me tan preshin, me albana transin e stream-oil, dhe me ca gangestera nga pjesa londineze e bathores per te shqyer deren e re dhe braven e re te vendosur. ajo brav eshte simbol i te keqes, me te keqs te mundshme ne historin e njerezimit dhe te galaktikes, ose me sakt te universit. ca gallate.

  3. o Sale si ti si Luli jeni ber paterica te Ed Rames. hapni krahun te dy se na hapet barkun, na e lat Ramen peshqesh gjith jeten. ikni te dy, merrni me vete dhe moniken me liken dhe hapini rrug bashkimit dhe riorganizimit te opozites. deri tani si ti, si Luli, si Mona me Liken, thjesht keni qen garant te pushtetit te Rames, sepse ju nuk hiqni dor doni ekskluzivitetin e opozitarizmit. na cat me vertet karin, i lodhet shqiptaret. paskeni qen kolltukofag te cuditshem, te semur fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *