• |
ide | kryesore

Milan rekord transfertash: një 2021 larg San Siros me 17 fitore e 52 gola, si Manchester City

-Instant, Sport



Me fitoren e Empolit, Milani mbylli një 2021 rekord larg San Siros. Në Castellani, në fakt, ka mbërritur fitorja e 17 në vitin kalendarik në transfertë, skuadra e dytë në historinë e Serie A që e arrin pas 18 ndeshjeve të Napolit në 2017. Shumë pikë, por edhe shumë gola. 52 si Manchester City, skuadrat më të mira në pesë ligat më të rëndësishme në këtë renditje speciale. Tani Pioli, për të shkuar në ndjekje të Interit dhe titullit, duhet të përmirësojë rezultatet brenda mureve të shtëpisë.

Është një Milan për transferta, i aftë për të goditur kur nuk ka peshën e tifozëve. Edhe në Empoli u shfaq qartë, me skuadrën e Andreazzolit që krijoi lojën dhe kuqezinjtë që i bënë keq me kundërsulme të shpejta. Karakteristikë e skuadrës së Piolit, e cila në fakt ka pasur gjithmonë vështirësi me skuadra të mbyllura si ato që shfaqen në San Siro. Ky Milan ka nevojë për hapësirë për t’u shprehur sa më mirë dhe gjithmonë ka gjetur terren pjellor larg Milanos.

“Synimi tani është të bëjmë më shumë pikë se në fazën e parë, në atë të kthimit”, janë fjalët e Piolit në gjysmë të rrugës me 42 pikë. Një fitore e rëndësishme, ajo ndaj Empolit, për të kaluar pushime të qeta si dhe për të rimbushur bateritë. Skuadra është me pushime deri më 30 dhjetor, por trajneri do t’i mbledhë të gjithë në datat 27 dhe 28 për dy seanca stërvitore në zoom. Më pas do të fillojë një tour de force dhe Milani dëshiron të jetë gati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *