• |
ide | kryesore

Postimi i Dua Lipës, Donatella Versace vlerësime pa fund për Kosovën

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi” është përfshirë në listën e ngushtë të kandidaturave për çmim “Oscar” në kategorinë “Filmi Më i Mirë Ndërkombëtar”. Kjo është një arritje e madhe për Kosovën dhe filmi ka shanse të mira të përfshihet edhe në 5 kandidaturat finale.

Natyrisht të gjithë u krenuan për këtë arritje, përfshirë këtu edhe yllin e muzikës, Dua Lipa. Këngëtarja e shfaqi hapur entuziazmin dhe krenarinë e saj më anë të një postimi në Instagram, ku ndau arritjen e filmit.

“KOSOVA PO SHKON NË OSCARS 22!!!! Ndjehem jashtëzakonisht krenare!! @hive.film @blertabb @yllka_gashi sa mënyrë e mrekullueshme për ta mbyllur këtë vit me një film në listën e ngushtë!!”, shkruante Dua. Komente të shumta janë parë në postimin e Duas, por më së shumti bien ë sy komenti i Donatella Versace. Stilistja e njohur ka pasur bashkëpunim të ngushtë me këngëtaren vitet e fundit dhe e ka veshur shpesh për daljet në tapetin e kuq. Madje pak kohë më parë, Dua hapi dhe mbylli sfilatën e Donatella-s.

Në postimin për filmin “Zgjoi”, stilistja shkruan se Kosova ka shumë gjëra për t’u krenuar. “E MREKULLUESHME!!! Duhet të jesh kaq krenare Dua Lipa. Kosova ka shumë për të qenë krenare!!!!”, shkruan Donatella.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *