• |
ide | kryesore

Putin: Nuk duam konflikt me Perëndimin dhe Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Rusia dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, sipas një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, duke kërkuar një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesës së Moskës për garanci të sigurisë, shkruan Reuters.

Putin tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

“Shpresoj se zhvillimi i situatës të vazhdojë të jetë pozitiv,” tha ai.

Rusia ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.Vendi gjithashtu ka deklaruar se kërkon disa premtime nga Perëndimi – duke përfshirë një premtim për të pezulluar aktivitetet ushtarake të NATO-s në Europën Lindore – sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që NATO-s të mbrojë territorin ukrainas.



1 Comment

  1. Putin kerkon siguri ne perparsin e interresave te saj nderkoh qe te gjith e kan nje konkurenc te till .nese putini nuk leviz me me pershtatje zgjuarsi ndollet ne konflikt i nteresi ne konkurenc globale.qe ka vetem dy rrug shkatrrim.me xero pazare ne konkurenc ose paq me te verteten .drejten hakun per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *