• |
ide | kryesore

Sensi luante me Torinon, hajdutët ‘festë’ në shtëpinë e interistit: janë grabitur sende me vlerë 200 mijë euro

-Instant, Sport



Surprizë e keqe për Stefano Sensi në kthimin e tij në shtëpi pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Torinos. Gjatë ndeshjes në Meazza, në fakt është grabitur apartamenti i mesfushorit të Interit në zonën Gae Aulenti, në qendër të Milanos. Duke përfituar nga mungesa e lojtarit, që ishte me skuadrën, hajdutët kanë hyrë nga një dritare dhe kanë vjedhur bizhuteri, orë dhe çanta të gruas së futbollistit, influencueses Giulia Amodio. Një plaçkë e grabitur me vlerë rreth 200 mijë euro.

Mes mallit të vjedhur është edhe një orë Patek Philippe me vlerë rreth dhjetëra mijëra euro. Pasi u kthye nga stadiumi, lojtari ka bërë denoncimin te agjentët e Kuesturës milaneze. Vlerësohet se janë vjedhur pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *