• |
ide | kryesore

Thellohet skandali, del edhe lista e pagave për muajin prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Vetëm një ditë pasi u shpërnda në aplikacionin WhatsApp, dokumenti me pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me pagat për muajin prill 2021, muaj kur u zhvilluan edhe zgjedhjet parlamentare.

Edhe lista e muajit prill është format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.

Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga e punonjësve.

Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera.

Lista e muajit prillit ka rreth 60 mijë punonjës më shumë sesa ajo e muajit janar, çka sugjeron se mund të ketë patur punësime që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.



10 Comments

  1. A nuk duhet te ndalohen e te hetohen ata qe kane punesuar, duke qene se nuk lejohet punesimi ne shtet 3 muaj para zgjedhjeve?

    Apo ce deshem dhe keto te prillit.

    Do dale prape lartmadhnia e tij me shprehjen e famshme: “Fajin e ka Saliu”.

  2. Çdo dite nje skandal i ri , çdo dite e me shume skandale . Skandali skandalit nuk i jep kohe .
    Ndersa i gjati ine pas çdo skandali del me i parfumosure me i forte se kurr .
    A mban pergjedjesi , a ndjehesh ndonjehere fajtor o i gjati ine ? Apo perseri ti je i miri dhe populli i ligu ?

    1. do ishte interesante te publikohen edhe leket qe ministra e deputete kane ne ofshore
      Si dhe leket qe marrin nen tavoline pasi kto pagesat zyrtare pak a shum dihem dihen

  3. Po e vertet qe per parronazhistet u mor lista. Projekti u hartua rreth fundit te vitit 2020. Per patronazhiste pushteti rekrutoi kryesisht administratoret e pallateve per te bere testime per ata qe votonin kundra pushtetit apo te pavendosurit. Rama ska ku fshihet por ska me as kush ta ndale ne shqiperi. Gjyqesorin e ka kap dhe ska frike prej drejtesise prandaj dhe sillet si i papergjegjedhem. Plus ka vite qe i sherben agjensive te huaja te inteligjences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *