• |
ide | kryesore

Tony Blair: Ju që refuzoni të vaksinoheni kundër Covid jeni idiotë

-Instant, Arkiva, Planet



Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka bërë një deklaratë të fortë për personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

“Personat e pavaksinuar që nuk kanë arsye mjekësore për të shmangur marrjen e vaksinës Covid-19 janë idiotë”, ka thënë ish-kryeministri britanik.

Megjithatë ai tha se njerëzit duhet të binden në argumente dhe fakte që të vaksinohen në vend që të goditen me masa “të rënda”.

“Sinqerisht, nëse nuk je i vaksinuar për momentin dhe nuk ke arsye shëndetësore për të mos u vaksinuar, nuk jeni thjesht i papërgjegjshëm. Dua të them, je idiot”, tha Blair për Times Radio.

“Më vjen keq, dua të them, domethënë, me të vërtetë, ju jeni idiotë. Varianti Omicron është shumë ngjitës, nëse nuk jeni të vaksinuar dhe dilni lirshëm, duhet të vaksinoheni”, tha ish-kryeministri.

Rreth pesë milionë njerëz, shkruan oranews, janë të pavaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar.



4 Comments

  1. Hajde idiot Hajde

    Idioti shan idiotet, Idiot. C’fare idiotsie.

    Plandemia na tregoje edhe ftyren e idioteve me pushtet apo ish-et.

  2. Ky ndoshta ka te drejte, ama duhet te thote qe edhe te pakten gjysma e atyre qe e kane bere kane te njejtin mendim me keta tjeret, ndryshimi eshte qe kjo pakica vendosi t’i rezistoje presionit. I bie qe shumica e njerezve jane idiote, perfshire edhe ato me PhD qe jane me te perfaqesuarit nder te paviksunuarit. Po sikur te jesh ti idioti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *