• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim ish-prokurorin e Kukësit dhe 3 persona të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



SPAK ka dërguar për gjykim 4 persona për akuzën e korrupsionit të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se çështja do të gjykohet nga GJKKO ndaj Karriqit dhe tre të pandehurve të tjerë Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega. I pandehuri Dritan Dedja, me ndërmjetësimin dhe ndihmën e të pandehurve Emirjan Beu dhe Isuf Gega, i ka dhënë lekë Edmond Kariqi, i cili ushtronte funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës me qëllim për të favorizuar shtetasin Ramadan Dedja dhe persona të tjerë nën hetim në një çështje penale.

“Sot, në datën 23.12.2021, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Edmond Kariqi, Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega”, lexohet në njoftimin e SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *