• |
ide | kryesore

VIDEO/ 35-vjeçari në Kamzë u vra me silenciator brenda në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
laçit koplik



Gjendet i vrarë një 35-vjeçar brenda në makinë me targa te huaja në zonën e Kodër Kamëz në periferi të Tiranës.

Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56 të së enjtes, në në rrugën “Nikoll Vatnikaj” dhe viktima është një i ri me iniciale C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Mësohet se makina ka targja gjermane. Dëshmitarët thanë se nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe vrasja mund të jetë kryer me silenciator.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Policia thotë se është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj ndërsa po kqyren kamerat e sigurisë në zonë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *