• |
ide | kryesore

Video/ Djali i trajnerit që shkarkuan shëmtuar i jep fitoren Egnatias: Ramadani e bën Martinin ti vijë “turp nga kjo ndeshje”

-Instant, Sport, Video



Tre humbje radhazi me Ramadanin në pankinë, katër nëse llogaritet edhe ndeshja kur Egnatia u drejtua nga Daiu. Rrogozhinasit i kanë dhënë një goditje të fortë krizës me fitoren 1-2 në transfertë me Teutën, duke zhytyr në pasiguri Martinin dhe kampionët në fuqi, që nuk mundën të shkonin në pauzën dimërore të qetë për të menduar për merkaton. Heroi i ndeshjes ishte Artur Magani, djali i trajnerit që drejtuesit e shkarkuan cuditërisht, i cili shënoi dy gola.

Teuta ishte më kërkuese në këtë sfidë ku pati shumë raste për të shënuar. Egnatia fitoi një penallti por ju anulua me VAR. Ishte pikërisht teknologjia që u erdhi në ndihmë miqve, me Artur Maganin që realizoi. Arbitri Kridens Meta u konsultua me VAR dhe e konfirmoi golin, duke e bërë ndeshjen më të thjeshtë për miqtë, që patën impaktin më të mirë me ndeshjen.

Në pjesën e dytë Egnatia shënoi edhe golin e dytë, përsëri me Maganin. Sulmuesi përfitoi nga një gabim fatal dhe dyfishoi rezultatin, duke vënë në siguri rezultatin, shumë e rëndësishme përballë një skuadre me kualitet si Teuta. E në fakt, durrsakët ngushtuan diferencën me Gjordiev, por historia e ndeshjes nuk ndryshoi dhe Teuta del e mundur në një ndeshje ku mendonte tre pikët.

Me këtë fitore Egantia i jep fund serisë prej 9 ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Teuta shuan shanset për të mbrojtur titullin kampion e komplikon madje edhe zonën europiane të renditjes: “Krijuam raste në pjesën e parë dhe nuk arritën të shënonim. Këto janë ndeshje që duhen fituar patjetër, dhe personalisht më vjen turp nga kjo humbje sot – komentoi Edi Martini, trajneri i Teutës në të nxehtë -. “Kur ishim 1-0 kisha besim që do ta kthenim lojën. Qendra e mbrojtjes është problemi, por duke pasur parasysh që Aleksi është mesfushor dhe jo qendër mbrojtës. Na vjen keq ardhje për golin e pësuar. Kam parë një pjesë të dytë që nuk ishim në ritmin e duhur. Si nata me ditën me ndeshjen me Tiranën. Ne bëmë një ndeshje krejt tjetër, nuk kishim shpirt dhe grintë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *