• |
ide | kryesore

Vrasja e 35-vjeçarit në Kamëz, dyshohet se lidhet me eliminimin e 2-fishtë në Astir

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot zonën e Kodër Kamzës, ku një i ri u vra me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Mësohet se vrasja e 35-vjeçarit Cen Kariçi ka dyshime të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir më 13 nëntor.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje në zonën e Astirit.

Pas ngjarjes u gjet një automjet i djegur në zonën e Institutit në Kamzë. Dyshohet se ajo është përdorur nga autorët e vrasjes së 35-vjeçarit që u gjet i pajetë brenda një makine në zonën e Kodër Kamëz.

Dëshmitarët thanë se nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe vrasja mund të jetë kryer me silenciator. Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Policia thotë se është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj ndërsa po kqyren kamerat e sigurisë në zonë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *