• |
ide | kryesore

Arrestohen zyrtarë të tatimeve në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy inspektorë, njëri prej tyre i Tatimeve janë arrestuar në Berat në kuadër të dy operacioneve të koduara “Tatimet” dhe “Stop”. Në kuadër të operacionit “Tatimet” u arrestua Z. M., 50 vjeç, inspektor i tatimeve në DRT Berat, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për A. Z., 66 vjeç, banues në Skrapar dhe V. Sh., 42 vjeç, banues në Drenovic, Berat, administratorë subjektesh për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zyrtari i tatimeve akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt, nga shtetasit A. Z. dhe V. Sh, duke i favorizuar në kontrollin e dokumentacionit të subjekteve të tyre.

Në kuadër të operacionit “Stop” u bë ndalimi i V. L., 40 vjeç, banues në Skrapar, specialist pranë drejtorisë së mjedisit Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ai akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt nga individë dhe subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të nxjerrjes së pllakave të gurit në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *