• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i epidemiologut: Pritet shtim i rasteve me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Epidemiologu Fabian Cenko u shpreh në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se “Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe masat nuk janë kurrë të tepërta”, duke shtuar se pritet shtim i theksuar rastesh në periudhën afatshkurtër.

“Unë besoj që shkalla e respektimit të masave ndër ne është shumë e ulët. Mjafton që të shkoni një herë jashtë shtetit, për të parë se si respektohen masat në shtetet e tjera. Kështu që, ora policore dhe masat e tjera janë vetëm për komunikim publik, pasi nëse nuk zbatohen, nuk kanë fare vlerë”, tha Cenko.

Sipas tij, me atë që po shihet në shtetet e tjera dhe masat që ne zbatojmë, “pritet shtim i madh rastesh në vendin tonë”.

Sa i përket vaksinave, Cenko tha: “Në raport me vaksinën, kemi një nivel të habitshëm mospranimi. Problemi është që lajmet e rreme në raport me dëmet e vaksinës, dominojnë perceptimin e individëve. Besoj që është problem i madh në popullatën shqiptare. Duhet të ketë “aggresion” edukativ dhe promovues për vlerën e vaksinës. Popullata duhet të kuptojë, nëse ata që janë kundër vaksinës thonë se çfarë do të ndodhë pas dy vitesh, ne themi atë që do të ndodhë pas dy muajsh”.



3 Comments

  1. Ik more bythqir kriminel ju a pamë sa ju vlen lëkura o TIRE&PIPERO&RAKACOLLI! Vendet e huaja po ikin për lesh nivel vaksinimi 80-95 %, doza e 3 ose e 4 dhe janë te bllokuar ndërsa te në asnjë nuk ankohet, baret, restorantet, autobuzat plot dhe asgjë skemi pësuar. Përrallat kriminale tregojani patronazhisteve se neve te na hani karin

  2. Cfare date? dhe mundesisht oren….
    Se vjet ne 2020 Covidi (ai i pari fare, i 1941-shit) arriti fiks sapo mbari Kongresi i Shoqeve tona Ilegale te Gruas Socialiste….. ditet e pata te marsit

  3. Si ka mundesi qe tani qe jane helmuar njerezit me 3 varikarsina dhe prape po semuren ndersa ne te tjeret jemi ne rregull. Vjet qe ishte dhe shperthimi virusit nuk kishte kaq shume te “infektuar” ndersa tani me ashensor numrat po shkojne atje ku duan BigPharma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *