• |
ide | kryesore

Policia në Gjirokastër arreston 51-vjeçari i akuzuar për disa vjedhje banesash

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës vë në pranga një të shumëkërkuar. Bëhet fjalë për Robert Gjonin, 51 vjeç banor në lagjen “Partizan” në Gjirokastër. Aksioni i kapjes së tij është realizuar në orët e darkës së djeshme nga sektori i Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve banesash në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor. Më herët 51-vjeçari është dënuar me burg për kultivim kanabisi dhe për vjedhje banesash. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *