• |
ide | kryesore

Reagon Belind Këlliçi: E vërteta e vëllait tim si këshilltar i Ballukut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas lajmeve që qarkulluan në media se vëllai i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi ishte këshilltar i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, vjen një reagim për herë të parë nga demokrati.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Këlliçi sqaron pozicionin e vëllait të tij Reshardit, duke pohuar se ai ka bashkëpunuar duke ofruar ndihmën e tij ligjore me kompani të huaja apo dhe ato amerikane.

Po ashtu ai theksoi se vëllai i tij ka shërbyer si këshilltar juridik në ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku, duke shtuar se ai kishte dhënë dorëheqjen nga detyra pasi Këlliçi u zgjodh drejtues politik i PD në Tiranë.

REAGIMI I KËLLIÇIT

Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se:

1. Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjitike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Ëashington DC dhe Londër.

2. Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve.

3. Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

4. Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Açelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë 🇦🇱 por dhe veçanërisht në atë të Amërikes 🇺🇸 që ky projekt të shkonte sa më mirë. Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombetarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.

5. Jam krenar që im vëlla dhe profesionistë të tjerë si ai në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë të kontribuojnë në vendin tonë.
Por për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.
Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti.

6. Për shipfjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën perkatese.

Ndoshta shpifja këtu është bërë rrugë, por më vjen keq t’ju them që integriteti dhe reputacioni i një avokati amerikan që ka punuar për studion nga ku ka dalë dhe ai që sot është Kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA, nuk mund të përbaltet si kolateral i betejave politike në Shqipëri apo i atyre që i ka zënë paniku i lirimit të zyrës. Faleminderit!



10 Comments

    1. duke u shprehur se i njëjti qëndrim duhet të mbahet për Berishën ashtu siç është mbajtur edhe ndaj personave të tjerë të shpallur non grata në vendin tonë.

      “Nëse ne kemi kërkuar për të gjithë ata që janë shpallur non grata të largohen nga parlamenti, por edhe nga politika, hije na ka të gjithëve për koherencë dhe për moralitet në politikë, të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe ndaj Berishës”

  1. Redi apo Reshard apo vllai i Belindit që për një A vdes të jetë e të bëhet Belinda.. Redi jo vetëm punon akoma në Albgaz si këshilltar por ka ndihmuar në negociatat me SNAM dhe ALBGAZ dhe e ka shit ALBGAZ bashkë me Arbër Avramin për 2 lek tek italianët.. kollaj e verifikueshme shifni JV ALBGAZ me SNAM

  2. Ki paska ardhur të kontribuojë për Shqipërinë nga ekspertiza e madhe që paska në ligje amerikane ( që nuk pijnë fare ujë në Europë në përgjithësi e Shqipëri në veçanti) dhe ku, te AlbGas një kompani ku janë futur tërë familjarët e socialist/komunistëve për të bërë pallë. Paska dhënë dorëheqjen 2 muaj para zgjedhjeve, pse përpara vëllai intij nuk ishte në kupolën drejtuese të rinisë së PD? Familja arabo-shqitare Këlliçi ka siguruar të ardhmen, kushdo të fitojë zgjedhjet ata janë në rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *