• |
ide | kryesore

Shëngjin/ Guri disa tonësh bie nga mali dhe shemb shtëpinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Shëngjin. Një gur disa tonësh ka rënë nga mali mbi një shtëpi, por fatmirësisht brenda saj nuk kishte njerëz.

Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë, duke e ndarë atë mes përmes pasi është futur brenda.

Shkëmbi i përmasave të mëdha u shkëput nga mali por nëse familjarët do të ishin brenda në shtëpi, kjo ngjarje mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Rënia e këtyre masive shkëmborë ka rrezikuar edhe jetën e banorëve që jetojnë aty, por edhe që kalojën pranë kishës në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Rrëshqitja e gurëve është një fenomen i përvitshëm, por ka munguar ndërhyrja sipas studimeve te kryera nga gjeologët. Ngjarje të tilla janë të përsëritura sidomos gjatë dimrit për shkak edhe të motit të keq.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *