• |
ide | kryesore

Të dhënat personale/ Mesazhi shqetësues në listën e targave që qarkullon në Whatsapp

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur Lapsi.al publikoi për herë të parë listën me emrat, numrat e telefonit, kartat ID, adresat dhe preferencat politike të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, ne shpjeguam se databaza ishte pjesë e një sistemi, ku mund të kishin akses vetëm pak drejtues të Partisë Socialiste dhe ku, për çdo qytetar, janë hedhur të gjitha informacionet, që secili prej nesh i ka besuar shtetit.

Në këtë sistem online, që socialistët e shfrytëzuan për zgjedhjet e 25 Prillit, ata kanë bashkëngjitur informacione, që kanë qenë të regjistruara në institucione të ndryshme shtetërore, pa lidhje me njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës, të dhënat për një numër të caktuar votuesish i viheshin në dispozicion patronazhistit, në varësi të zonës që mbulonte secili prej tyre.

Duke ditur statusin civil, vendin e punës, pagën, makinën që kishte secili votues, duke u njohur me të dhënat pasurore, me një kërkesë për legalizim prone, për dëmshpërblim nga tërmeti, apo trajtimin me ndihmë ekonomike etj, patronazhisti krijonte menjëherë një ide se kë kishte përballë dhe në këtë mënyrë e kishte më të lehtë kontaktimin apo negociimin e votës.

Prandaj socialistët krijuan sistemin online, me informacione që do t’ia kishte zili çdo parti në çdo vend të botës. Por ky sistem ka një problem: është i paligjshëm.

Lista e parë e patronazhistëve

Në databazën e parë, për të cilën raportoi Lapsi.al ishte lista e 9 mijë patronazhistëve e kryqëzuar me informacione për 910 mijë banorë të Tiranës. Për secilin prej banorëve ishin numrat e celularëve dhe kartat e identitetit, adresat dhe bindjet politike. Realizimi i një databaze të tillë ishte i pamundur të krijohej nga gazetarët,  por kryeministri Rama mohoi importimin e të dhënave nga institucionet shtetërore drejt selisë së PS-së, duke thënë se patronazhistëve nuk kishte ç’ti duhej numri i kartës së identitetit të votuesve.

Lista me pagat e Janarit

Pikërisht kur skandali i listës së patronazhistëve po shuhej dhe kompjuterat e Partisë Socialiste ishin shmangur nga hetimit, në Whatsapp në të gjithë Tiranën nisi të qarkullojë një listë tjetër, ajo me pagat e muajit Janar të vitit 2021. Reagimi i zëdhënësit të qeverisë Endri Fugës ishte sërish mohues. Sipas tij, lista kishte edhe gabime në numrin e personave të deklaruar.

Lista me pagat e Prillit

Ndërkohë që kryeministri Rama po përpiqej të gjente një alibi për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të janarit, në ëhatsap nisi të qarkullojë një listë e dytë me pagat e muajit Prill. Kjo ishte akoma më e pasuruar. Me 60 mijë vende pune më shumë dhe me numrat e telefonit të qindra të punësuarve.

Kryeministri Rama tha se dyshonte se lista mund të ishte nxjerrë nga punonjës të Tatimeve dhe akuzoi për këtë opozitën e vendit. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë duke drejtuar gishtin tek punonjës të Tatimeve.

Lista me të dhënat e targave të mjeteve

Një listë tjetër me të tjera të dhëna personale të qytetarëve qarkulloi në Whatsapp këtë të premte. Me të njëjtën lloj materiali kompjuterik, lista përmban llojin e makinës që disponon secili prej nesh, targa, ngjyra e saj etj.

Drejtori i targave, Blendi Gonxhe bëri një reagim sa për të kaluar radhën. Sipas tij të dhënat për mjetet janë të regjistruara në disa institucione dhe me këtë “i lau duart” për rrjedhjen e të dhënave, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.

Pse po dalin të dhënat e tjera personale

Duket sikur lista e targave të makinave nuk prek aq sa lista e pagave, por publikimi i saj është akoma më shqetësues.

Databaza me targat që doli sheshit provon vetë ekzistencën e sistemit, që krijoi Partia Socialiste dhe që Lapsi.al e paralajmëroi që para zgjedhjeve të 25 Prillit. Vetëm drejtuesit e Partisë Socialiste kanë fuqinë që të sigurojnë në një dokument informacione nga institucione të ndryshme. Numrat e celularëve nga E-Albania, pagat nga Tatimet, adresat nga Gjendja Civile apo targat e makinave nga DPRRTSH i bashkon vetëm partia-shtet.

Vetëm nga Partia Socialiste që administron prej vitit 2013 institucionet shtetërore mund të dalin brenda pak ditësh lista të tilla të dhënash nga institucione të ndryshme, pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Asnjë tatimor nuk mund të ketë nxjerrë listën e targave i vetën, asnjë punonjës i gjendjes civile nuk mund të nxjerrë numrat e celularëve nga E-Albania dhe asnjë IT nuk mund t’i gjejë pagat qindra mijëra punonjësve në Shqipëri.

Dalja e të dhënave për targat këtë të premte, provon pikërisht ekzistencën e sistemit të patronazhimit me të dhënat personale, që ideuan mendjet perverse të atyre që drejtojnë shtetin, si një nga armët kryesore me të cilën nisën fushatën në zgjedhjet e 25 Prillit./Lapsi.al



27 Comments

  1. Kjo është afërmendsh

    Problemi qëndron pse ASPAKU nuk heton patronazhistet por merret me gjëra dytësore

    Përgjigja është afërmendsh e njëjtë
    Si mund të hetojë të zotin??

    Basha është në tepsinë e ramës, duhet opozitë, dhe ky vakuum po mbushet me zgjuarsi nga berisha dhe ekipi i tij i oçozitës dhe realisht PD e vërtetë.

    Urime doktor. Vendi ka nevojë për ju.

    1. Analiza e Lapsit për skandalin e publikimit të të dhënave personale të gjithë shqiptareve në funksion të fushatës elektorale korruptive të Ramës me “patronazhistët” si model i ish sigurimsave të diktaturës enveriste, është një analizë tashmë plotësisht realiste e vërtetuar.
      Por nuk e shoh kursesi daljen nga kjo situate, me gënjeshtrën se Basha qenka “në tepsinë e Ramës” e qenka “doktori” që do ta shpëtojë Shqipërinë me revolucionin e tij “uragan”.

      Uragani është sinonim i shkatërimit, e jo i përmirësimit.
      Sigurisht që Berisha në retorikën e tij e paraqet revolucionin e tij si metaforë të një uragani, por ama në analizën e fundit ky uragan është i njëllojtë me “uraganin” e “revolucionit të vonuar demokratik” siç e ka emërtuar enveristi Qose, lëvizjen revanshiste të vullnetarëve të Enverit të vitit 1997, që veç miliardave të eurove të dëmeve ekonomike, i shkatoi Shqipërisë edhe mijra viktima.

      Në një sistem demokratik pluralist, edhe mund të ketë protesta të fuqishme ndaj një qeverisje të korruptuar, por kursesi të dhunëshme.
      Mënyra e vetme për të shpëtuar nga një regjim i korruptuar si i Ramës, do të ishte bllokimi i plotë i sistemit me mosbindjen masive të qytetarëve, ndryshe e thënë, një greve të përgjithëshme që do të paralizonte veprimtarinë e regjimit.
      Berisha thotë do të vijnë në Tiranë 44 mijë antarë të PD që sipas tij paskan votuar kundër “Lul bravës”, për ta larguar ate nga selia e kësaj partie, e për ta vendosur doktorin përsëri në ate seli.
      E ky lloj dumbabizmi arkaik inatçor e egoist. na qenka një revolucion demokratik e për më keq një uragan që do të shkatërojë gjithshka.
      Po mblidhni mëndjen o të uruar shqiptarë e bëjini pyetjen vetes, se cili vend në botë ka dalë i fituar nga uraganet shkatëruese ?

      1. Ndërkaq kjo analizë e Lapsit, vërteton të kundërtën e pretendimit se Basha qenka fajtori i vetëm për hunbjen e zgjedhjeve,
        Pasi është bërë e ditur publikishte se votat janë vjedhur apo blerë në bashkëpunim me bandat e paratë e drogës, na del se ky regjim e mbajti pushtetin me metodat e ish sigurimit enverist.
        Në vitin 2021, në Shqipëri ku është krijuar një armatë e madhe mediatike me televizione e gazeta që mbahen me paratë e taksapaguesve, e bëjnë propoganda për “liderin” dymetrosh, nuk mund të akuzosh Bashën që nuk ka asnjë media në mbështetje të tij, se nuk paska qenë i zoti të fitojë zgjedhjet.

        1. Jam shprehur kundër revolucioneve të dhunëshme alla bollshevike, të cilat sjellin gjithmonë viktima të shumta në popujt e jo tek politikanët, dhe kam shkruajtur se protesta e fuqishme me mosbindje civile masive, e greva e përgjithëshme, është mjeti më efikas për të paralizuar një qeveri të korruptur si ajo e Ramës.
          Ku e sheh në këtë mendimin tim të shprehur, “sorroizmin” tim apo se qenkam “një pis i Ramës” ?
          Pikërisht se ka një verbëri politike në shtresa të pa emancipuara në njohjen e demokracisë, siç duket kjartazi në komentin tënd, prandaj edhe nuk i besoj “shumicës së antarësisë” që pretendon Berisha.
          Unë i besoj pranverës e jo vjeshtës, pasi në vjeshtë shumica e gjetheve të vyshkura bien në tokë e kalben, kurse pranvera i rimbush pemët me gjelbërimin jetësor.
          Asnjëherë rikthimi i së vjetrës nuk mund të sjellë progres në shoqëri

      2. O ti idiot që të duket vetja i zgjuar, vetëm analistët si ti që janë përfitues ose nga edvini ose nga Basha shihni dumbabën te Dr Berisha.

        Berisha ju tremb ju se do të humbisni privilegjet e pamerituara.

        Historia ka treguar se Berisha i çon punët deri në fund kur monmenti është o sot o kurrë më.

  2. Mbi te gjitha…… PRITET REAGIMI I AMBASADES AFGANE!

    SEPSE NE KETE SHTET TE DHJERE REPUBLIKE ANANASI ASGJE NUK KA VLERE E JURIDIKSION NESE NUK E KONFIRMON APO KUNDERSHTON AMBASADA AFGANE ME SELI TE RRUGA E PAKISTANIT!

    1. Kimetia i sherbeu mafjes sorrosiane sa deshi dhe tani hesht se ne janar ngrihet ne detyre. Po e heqin se e kuptuan qe e beri balte ketu me refermoen ne drejtesi, me reformen zgjedhore, me afgane qe i sillen per te mos i marr me mbrapsht etj agra tecrenda.

    2. Ata që kanë pare dhe makina luksoze, nuk shkruajnë ketu në portal.
      Janë shqetësuar të pabuksit dhe Namuti me Gëlbazën, të cilët nuk kanë të hanë që nga 25 prilli as byrek me gjizë….

  3. Nxjerrja e targave eshte me shqetesuese se nxjerrja e pagave. Nese pagat krijuan konfuzion dhe i hapen pune “heronjve te femijeve tane” sic thote ambasadorja amerikane duke i treguar qarte nje nga menyrat e pastrimit te parave dhr duke i dhene nje mundesi hetimi qe do rrezoje shume emra, nxjerrja e targave eshte me personale. Me nxjerrjen e targave, te gjithe ata qe mbulojne nje sektor te rendesishem, jane lehtesisht te goditshem. Dhe jo vetem ata, por edhe familjet e tyre sepse makinat perdoren nga e gjithe familja. Rama, si njeri i mesuar me cdo djallezi dhe duke patur perballe nje opozite qe flinte gjume me urdher te kryetarit, e perdori kete liste te qytetareve per qellime elektorale dhe kjo eshte shume e qarte. Per t’iu lehtesuar punen patronazhisteve iu dha atyre gjithe te dhenat qe shteti posedonte per qytetaret dhe keshtu, duke u ndihmuar edhe nga gjumi i opozitareve, fitoi. Por kjo fitore, eshte si fitorja e Pirros. Keto te dhena i kishin edhe njerez prane Veliajt dhe Balles. Dy njerez qe sot perbejne rrezik per Ramen. Veliaj qe e kupton se mbeshtetja e Rames per te eshte ne nivelet me te ulta te mundshme dha Balles qe Rama e largoi nga zona e tij duke e cuar ne Fier dhe nuk i lejoi aksesin ne ekzekutiv. Nderkohe, Basha, karrikja e te cilit eshte thyer nderkohe, e ka te veshtire ta shkepuse prapanicen nga ajo cope karrike qe i ka mbetur dhe, per perfitim politik, ben aleance me dy rilindoret ne nje ambjent ku te tre jane te mirepritur dhe raportet me pronarin e ambjentit i kane te shkelqyera qe te tre. Nuk eshte koincidence qe pak dite pas ketij takimi, te dhenat e disponuara nga partia shtet, nxirren ne treg. Goditja per Ramen eshte gati fatale dhe kjo u pa edhe ne konferencat e shtypit te ketij te fundit. Hija e zeze qe i kishte rene ne fytyre, si dhe pauzat ne te folur dhe frymemarrja e renduar, tregonin qarte se ndodhet ne situaten me te keqe te mundshme. Nderkohe Basha fillon e ben gjelin mbi grumbullimin e plehut duke bertitur se nuk e rruan per antaresine sepse mendon se i erdhi rradha qe te ule prapanicen ne karriken kryeministrore. Gjithsesi, ky eshte nje ekuacion me shume te panjohura. Se pari Basha nuk eshte ne gjendje te angazhoje njerez ne protesta. Se dyti Veliaj dhe Balla kane aleance fluide. Ata e dine se ndryshe nga c’shpreson Basha, shancet qe Basha te marre qeverine, jane me pak se zero dhe ata te dy pretendojne qe te jene secili kryeminister per vete. Pra jane aleate qe pasi te rrezojne Ramen, do mundohen t’i fusin thiken pas shpine njeri-tjetrit. Megjithate, kjo mbetet per t’u pare. E sigurte eshte vetem nje gje, shteti ka rene dhe bashke me te edhe Rama eshte ne grahmat e fundit. Por te bjere Rama dhe te zevendesohet me nje apostull te tij, eshte te mos ndryshosh asgje. Kjo klase politike duhet te shporret se mjaft dem i ka bere ketij vendi.

    1. Ca ke pire ti, na e thuaj dhe ne se qenka vertete cudiberese…
      Hajd Lali Eri po Balla kryeminister do ishte kulmi!

    2. Ka një fakt që e hedh poshtë mendësinë majtiste të mbivlersimit të turmave si “shumicë politike”
      Ishte shtresa më e paemancipuar, pjesa më e pagdhendur rurale e shoqërisë shqiptare, që brhorisnin për “kollosin” e socializmit botëror, Enver Hoxhën.
      Po citoj vargjet e një kënge labe të asaj kohe :
      “Dy luanë ka bota
      një Azia e një Europa ”
      I pari pra ishte kinezi Mao e i dyti në botë ishte Enveri.
      Pa u zgjatur më tej, se nuk besoj se je aq i indoktrinuar edhe ti nga kjo mendësi komuniste, po hidheni në ditët tona .
      Ti thua se Basha sipas teje qenka një “gjel që ri majë plehut!
      Demokracia ka sigurisht parimin e respektimit të shumicës, por pasi shumica ka përzgjedhur elitën e saj, më të mirët mbrenda shoqërisë për tu përfaqësur si udhëheqje e saj, nuk mund të quajmë pas kësaj miellin si plehrë, por krundet.
      Natyra apo Zoti, në formimin antropollogjik të njeriut, ju a ka ndarë detyrat organeve të ndryshme.
      Gjymtyrët e këmbët veprojnë nën komandën e trurit, për të kryer shumë proçese jetësore.
      Pa u zgjatur më tepër me organet e mbrendëshme, sado të gjata ti ketë këmbët e krahët njeriu, nuk janë këmbët që komandojnë kokën, p e kundërta, koka komandon gjithë trupin..
      Një turmë amorfe të pa identifikuar që mbështesin Berishën e disa karrieristë qejfmbetur nga Basha e nga Berisha, sipas teje e Berishës na qenka shumica.
      Kurse “gjeli mbi pleh” na qenka sipas teje Basha që ka shumicën e deputetëve të zgjedhur, të kryesisë e Këshillit të përgjithshëm të partisë, e të kryetarëve të degëve nëpër rrethe.
      Nuk e përcakton vlerën asnjëherë sasia por cilësia.
      Ti mund të kesh një plantacion disa hektarësh të mbjellë me mollë prej të cilit mund të marësh me mijra kuintalë mollë të kalbura e të krimbura, por nga pema e një molle të shëndoshë e të kuruar me kujdes, mund të marësh jo vetëm cilësinë shumë më të mirë, por edhe sasinë më të madh për konsum.
      Nuk po zgjatem me disa dumbabistë” primitivë që thërrisnin nëpër foltoret si dikur për Enverin :
      “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, por le të hidhemi tek “komiteti revolucionar për rikrijimin e partisë demokratike “, tashmë me parulla, edhe kundër koalicionit të djathtë të partive europiane popullore, për ideollogjinë ekstreme konservatore.
      Vetë personalisht do të desha që në Shqipërinë e sakatosur nga modeli më kriminal i diktaturës komuniste, modeli stalinisto-enverist, të ishte krijuar një parti e modelit Lë Pen të Francës e disa partive të tjerë të tilla në Bashkimin europian.
      Por sado e respektoj Berishën për kontributin e tij në përmbysjen e diktaturës e kalimit të Shqipërisë në një sistem demokratik pluralist, nuk mund ta besoj kursesi se është pikërisht një ish antar i PPSH për 20 vite, që të kalojë në bindjet ekstreme të djathta konservatore.
      Berisha e ngushton ideollogjinë konservatore politike, me mendësinë bajraktare të shqiptarëve të mesjetëssë vonë..
      Feja, Familja e Kombi
      Ruajtja e këtyre vlerave universale janë parime të përgjithëshme, por fillozofia konservatore bashkëkohore moderne, konceptimin e konservatores e shtrin më gjërë.
      E para që mund të përmend e që bie ndesh me veprimet e Berishës, është se ideollogjia e djathtë konservatore, nuk i pranon “revolucionet e turmave”.
      Protestat sigurisht që po, por jo revolucionet e dhunëshme.

  4. Eh sa skandale u bene ne kete epoken e Ripjerdhjes MAVI!!! Keta do mbahen mend si Ceta e Banditeve Mavi.

    Kurse popullit te motshem pellazg, sypatrembur e paqedashes, i ka ngelur koka lart nga qielli. Dikush i ka thene se do kaloj Kometa, shume shpejt.

  5. duke u shprehur se i njëjti qëndrim duhet të mbahet për Berishën ashtu siç është mbajtur edhe ndaj personave të tjerë të shpallur non grata në vendin tonë.

    “Nëse ne kemi kërkuar për të gjithë ata që janë shpallur non grata të largohen nga parlamenti, por edhe nga politika, hije na ka të gjithëve për koherencë dhe për moralitet në politikë, të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe ndaj Berishës”

  6. ky esht sulm i organizuar i ish-partise se enver hoxhes kundra atyre qe kan lek. Ne fillim trefishoi taksat, tani ja tregoi emrat dhe adresat gjith kriminelve qe ti rrjepin te gjalle. Neser dalin pronat dhe llogarite bankare.

  7. Vetem revolucioni e zgjidh nyjen gordiane qe na ka mberthyer per futi .
    Vetem revolucioni , te tjerat jane pallavra me bisht .

  8. Publikimi i te dhenave personale i interesone vetem Sali Berishes dhe bandes se tij se ata i kane ne ADN rremujat. Hetoni Sali Berishen dhe i keni gjetur njerezit e tij qe akoma militojne ne pika kyce te qeverise qe i kane publikuar te dhenat me urdher te tij.

  9. SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    Shqipëria është parajsa,
    ku ty të jepet mundësia,
    të vjedhësh e mos të kapesh,
    as nga SPAKU as nga policia.

    Ku administrata mbushet,
    me nepotizëm e militantë,
    ku ekonomia është informale,
    dhe korrupsioni galopant.

    Në këtë vend qesharak fare,
    ku qeverisja është mysybet,
    kartat dhe rrogat bëhen publike,
    vetëm tenderat janë sekret.

    Erioni Veliaj i bashkisë,
    ka me dhjetra këshilltarë,
    miliona lekë për ata paguhen,
    shpërdorim fondesh i paparë!

    Monika Lubonja në bashki,
    punonte si këshilltare,
    nuk ngopet futet në Big Brother,
    mendjen e ka veç për pare!

    Top qenefi ka meritokraci,
    po Big Brotherin kush do e fitojë?
    Me siguri balerini Ilir Shaqiri,
    që dikur Lori Hoxhën bëri të triumfojë!

    Servili Ramës, Ben Blushi i Top-it,
    merr shpërblim 240 milion,
    ndërsa një intelektual i ndershëm,
    me rrogë minimale për bukë punon!

    Andi Bejtja e Tos Lubonja,
    marrin rroga me miliona,
    e ndërkohë Fançesko Beketi,
    do dëmshpërblim nga taksat tona!

    Baton Haxhiu bën propagandë,
    dhe kur pjerdh Rama ai e mbron,
    një mediokër që mezi lidh 2 llafe,
    por rroga i vete rreth 18 milionë!

    Për Çim Pekën të vjen gjynah,
    700 mijë lek rroga si gazetar,
    servilizmi paguhet shtrenjtë,
    s’besoj se Peka është kaq gomar!

    Në këtë vend të kapur peng,
    ku Mamaq mediokri është milioner,
    për intelektualët s’ka punë,
    dhe e shtyjnë jetën si në Ferr!

    Qershia mbi tortë është Robert Aliaj,
    i veshur si shtrigë ky Dragot,
    për të mbrojtur Kristin me nepotizëm,
    i quan ato vajzat prostituta kot!

    Në PD Lul Brava kryetari,
    selinë për dreq nuk e lëshon,
    punë e madhe po ngeli vetëm,
    se Rama dhe Yuri Kim e mbron!

    Saliu NonGrata do prapë partinë,
    dhe tashmë e ka ”rithemeluar”,
    me po të njejtat fytyra të vjetra,
    hajdutë, mediokër e të përjashtuar!

    Në 30 vite veç sorrollatje kot,
    me gënjeshtra e mashtrime,
    ky popull qënka vërtet dele,
    që mbijeton veç me thërrime!

    Sa shumë e dua këtë vend,
    të jetoj me djersë e me nder,
    por përpara bëjnë veç horrat,
    O SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    1. SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

      Qershia mbi tortë në fakt është avokat Spartak Ngjela.
      Spartak Ngjela -te Partia për ligj dhe drejtësi, si koordinator zyre, në prill 2021 deklaron pagë 300000 lek vjetra.
      Kurse te Law Firm &Finance, Ngjela =si avokat, deklaron 300000 lek vjetra rrogë.
      Ndërkohë që asistentja e avokatit=Dorela Gjika, deklaron rrogën 1254320 lek vjetra.
      Suzana Saliu, puntore ndihmëse , merr 344330 lek vjetra rrogë, pra më shumë se avokati.
      Pyetja që lind: E KU ËSHTË PROBLEMI KËTU? Shqipëria ka ekonomi informale, paga qesharake dhe mungesë meritokracie. Dhe avokati më shumë paguan asistenten dhe puntoren se veten. Sa humanist, zemërgjerë, largpamës! Eh sikur të ishte edhe Ben Blushi kështu!

    2. SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

      Në fakt qershia mbi tortë është Benet Beci, ish kreu i KESH. Në listpagesa rezulton se ka paguar me paratë e shqiptarëve 2 ortakët e gruas së tij, Fitore Becit. Dy ortakët janë Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen, të cilët kanë pasur pozicionin si këshilltarë në KESH (kur drejtonte Beci para se të bëhej deputet), dhe secili merrte 2.3 milion lekë rrogë në muaj. Ndërkohë që këta dy shtetas figurojnë si specialistë anglishteje dhe merren me çertifikimet e TOEFL. Pra, ç’lidhje kanë këta dy shtetas me KESHIN? Asgjë. Abuzim i Becit!

  10. Nxjerrja e ketyre te dhenave eshte bere nga Sali Plehu dhe Lyl Kurva Te dy keta duhet ti kalojne prekurorise per hetim Salih kadavra e ka shume afer burgun per te gjitha krimet qe ka bere po dhe Lyl Kurva aty afer eshte Dosjet e tyre kane ardhur nga Amerika dhe jane ne SPAK

  11. Shteti nxjerr lakuriq qytetaret e vet – detyrohet te pranoje edhe sherbetori me i zellshem i Pushtetit Rama, Mero Baze!
    Eshte normale qe nje zarbo si Edi Rama ne duar te te cilit jane tere pushtetet aktualisht, te nxjerre lakuriq qytetaret e tij. Ne fund te fundit, ai ka tagrin e vetem ta beje kete, edhe per nje arsye tjeter : Ai vete ka dale bythjashte ne plazh publik.

  12. Pershendetje zoti bushati Ku ka humbur ambasadorja americane pse nuk del te thote dhe usa ndodhin keto histori cfar masash merre shteti usa dhe si i demperblen njerzit pse heshte ajo kur ajo fut turinjt ne cdo problen duke promovuar hajdutet masksrenjt si edi diarrea erjon pleu te lutem zoti bushati bej nje shpallje ne gazete per zdukjen e ambasadores amarikane mos e ka pare ose ndonjeri di ku ndodhet dhe ti bejme pyetje per situaten e krijuar zoti bekofte shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *