• |
ide | kryesore

Chelsea e Tottenham, derbi për de Ligt: Barcelona i ofron Juventusit dy lojtarë

-Instant, Sport



Fjalët e menaxherit të tij Mino Raiola dhe ato të Arrivabene, e bënë të qartë se e ardhmja e Matthijs de Ligt për Juventusin është gjithnjë e më e pasigurt. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Chelsea dhe Tottenham janë gati për të përfunduar marrëveshjen me Juventusin që në merkaton e ardhshme të transferimeve në janar dhe, nga ana tjetër, Barcelona gjithashtu ka kontaktuar me stafin e hollandezit. Për katalanasit, megjithatë, operacioni është i ndërlikuar për shkak të pagës së qendërmbrojtësit.

De Ligt ka një klauzolë zgjiedhje kontrate prej 150 milionë eurosh, por Juventus e di se kjo shifër është përtej çdo mundësie në treg. Një çmim afër 50 milionë është më i besueshëm. Barça, sipas portalit “Todofichajes.com” e do me çdo kusht pasi është një lojtar i preferuar i trajnerit të ri Xavi dhe katalanasit janë të gatshëm t’u ofrojnë bardhezinjve dy lojtarë në këmbim të holandezit, më saktë qendërmbrojtësin francez Lenglet dhe sulmuesin holandez Depay.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *