• |
ide | kryesore

Gjici provokon Vllazninë, stadiumin ia ‘ngec’ specialistëve dhe tregon merkaton

-Instant, F1, Sport



Barazimi nuk është mjaftueshëm, por duke parë që u arrit në Loro Borici kundër një kundërshtari direct edhe mund të pranohet, pavarësisht se në krye Tirana është shkëputur. 1-1 me Vllazninë nuk e ka befasuar presidentin e Kukësit Safet Gjici, që nuk ka shpëtuar rasti të ngacmojë shkodranët se në fund vetëm u mbrojtën, ndërsa sytë i ka hedhur tani nga merkato: “Në fakt, ashtu siç shkoi loja, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Shkodra në pjesën e parë dhe tani në minutat e fundit luajti shumë mirë. Jemi të dyja ekipe rivale. Ne kishim ardhur për të fituar, por mund të kënaqemi edhe me një pikë, duke qenë se edhe Vllaznia u mbyll mirë mbrapa duke luajtur shumë fort”.

Rivaliteti në krye është bërë i ashpër, por distanca që kanë krijuar bardheblutë në krye nuk e shqetëson numrin 1 të klubit, që prêt një tjetër moment për të parë ndarjen e vërtetë në kampionat. “Tani jemi afër përfundimit të fazës të dytë, kemi disa ditë pushime dhe pres që me disa ndërhyrje në ekipin tonë do të jemi më ndryshe nga janari edhe në vazhdim. Nuk mund të bëjmë një vlerësim në këtë cast sepse skuadrat kuptohen nga fazën e tretë e lartë”, tha Gjici.

Stadiumi i Kukësit vazhdon të shtyjë afate dhe pasi dështuan me radhë deadline të dhëna, tani Gjici sheh nga 15 janari, por është koshient se ngricat që kanë nisur në Kukës nuk e ndihmojnë shumë kthimin e skuadrës në shtëpi: “Nuk është vetëm në dorën tonë, sepse stadium ka përfunduar, por presim aprovimin e specialistëve të fushës që të mund të luajmë. Ndoshta 15 janari, por në Kukës kanë nisur edhe ngricat kështu që nuk mund të bëjmë parashikime.

Pas 15 javëve të para Kukësi ka 28 pikë, 5 pas Tiranës kryesuese, ndërsa ka arritur të mbajë pas Lacin e Vllazninë, respektivisht në kuotën e 27 dhe 25 pikëve.



4 Comments

  1. Ik ore kok qen stani🤮bixhoz gji , u be dhe koke e katnarit te jap mend per futbollin, ik re hajdut i pa ngopur,

  2. Eshte President nderi,qe nuk ka kurrfare nderi, eshte edhe Kryetar bashkie me 15 perqind te votave dhyrate nga Luli.

  3. Si nuk pashe nje person me kafke normale nga Kukesi??!! Te gjithe te shemtuar dhe te deformuar. Gojet e liga thone se krahina Ku perfshihet edhe Hasi edhe Tropoja ruajne nje tradite te lashte otomane sipas se ciles keta monstra martohwn deri me kusherijte e pare dhe si pasoje dalin te gjithe fis qira den babaden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *