• |
ide | kryesore

Nigeria kërkon Mourinho si trajner, impenjohet edhe ministri: “E kemi kontaktuar”

-Instant, Sport



Nigeria, në kërkim të një trajneri për Kupën e Afrikës të muajit të ardhshëm, vendosi t’i ofronte pankinën José Mourinhos, i cili sipas asaj që mësohet e ka refuzuar ofertën. “Po, sigurisht, e kemi diskutuar me Mourinhon. Nuk mund t’ju them se nuk kemi biseduar me të, sepse e kemi bërë – tha Amaju Pinnick, president i Federatës lokale të futbollit -. Edhe ministri ynë i sportit foli me të, nuk mendoj se ka diçka të gabuar këtu”.

Sipas raportimeve të gazetës ‘This Nigeria’ si në edicionet e shtypura ashtu edhe në ato online, nigerianët për të pasur Special One ishin të gatshëm t’i jepnin edhe një kontratë të përkohshme, vetëm për kompeticionin kontinental, por duket se portugezi ka refuzuar propozimin. Kështu, vëmendja u zhvendos tek një tjetër portugez, ai José Peseiro, i cili tashmë në nivel kombëtar ka udhëhequr Arabinë Saudite dhe Venezuelën: “Ai është një kandidat i fortë dhe një menaxher i rëndësishëm”, pranoi Pinnick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *