• |
ide | kryesore

Premier League dominon klasifikimin e trajnerëve më të mirë: habia është se në top-50 mungon Mourinho

-Instant, Sport



Fundi i vitit, koha për të bërë bilance dhe renditje. Skuadra më e mirë, sulmuesi më i mirë, mesfushori më i mirë e kështu me radhë. Mes shumë të hartuarve janë edhe ato të revistës prestigjioze angleze FourFourTwo, të cilat gjithmonë ndajnë dhe i bëjnë njerëzit të diskutojnë. Kështu ka ndodhur edhe për vitin 2021 për renditjen e trajnerëve më të mirë në botë. Kush është në krye? Epo, megjithë humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve, Pep Guardiola (City) i paraprin Tuchelit (Chelsea), në një podium të gjithin të markuar Premier League me Klopp (Liverpool) në vendin e tretë. Por menjëherë pas tyre vjen Antonio Conte, për atë që bëri me Interin natyrisht, por sot edhe ai në Angli me Tottenham.

Në dhjetëshen e parë të trajnerëve më të mirë është Flick, sot trajner i Gjermanisë pas sukseseve me Bayernin, në vendin e gjashtë Mancini, arkitekt i triumfit në Europian të Italisë. E ndjek Simeone (Atletico) i shtati, trajneri aktual i Bayernit Negelsmann renditet i teti, trajneri i Anglisë i mundur në finalen e Euro 2020 Southgate i nënti, ndërsa Pochettino (PSG) i dhjeti. Ndërsa habia është se në 50 të parët mungon Jose Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *