• |
ide | kryesore

Transportonte drogë me furgon, shqiptari arrestohet në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fasano të Italisë mbrëmjen e djeshme. Gjatë kontrollit, efektivët ndaluan shqiptarin në rrugë i cili po udhëtonte me një furgon të regjistruar në emër të një kompanie shqiptare. Brenda automjetit policia gjeti 3 kg heroinë të fshehur brenda një frigoriferi e ndarë në 6 pako. Policia i vuri prangat shqiptarit, ndërkohë që droga dhe furgoni u sekuestruan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *