• |
ide | kryesore

Bonucci, provokon Ronaldon për playoff-in e Botërorit: “Fola me të, e di se cfarë do ta gjejë…”

-Instant, Sport



“Kam folur me Cristiano Ronaldon, të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë. Ai e di se cfarë do ta gjejë…”. Leonardo Bonucci ka vënë në shënjestër playoff-in e Kupës së Botës në mars për të fituar të drejtën e kualifikimit për Katar 2022 dhe rrit adrenalinën: “Dua t’u bëj një dhuratë fëmijëve të mi, ata nuk e kanë parë kurrë Italinë në një Kupë Bote”. “U thashë shokëve të mi se ditët që do të na ndajnë nga playoff-i do të jenë gjithnjë e më të mira – shtoi lojtari i Juventusit në mikrofonat e Rai Sport- Kur të takohemi sërish në mars jam i sigurt se ajo që ndodhi në vjeshtë do të na shërbejë si një mësim dhe do të kemi dy shfaqje të shkëlqyera”.

“Kampionati Evropian? Gjithçka ishte e mrekullueshme, ne jemi të vetëdijshëm se kemi bërë diçka shumë të rëndësishme. Tani, megjithatë, do ta lëmë mënjanë të kaluarën dhe do të fokusohemi në angazhimet tona të ardhshme. Gjatë Kampionatit Evropian zbulova se e përjetoj futbollin në një mënyrë ndryshe – shpjegoi Bonucci – Rënia pas asaj fitoreje ishte fiziologjike”.

Megjithatë, para ndeshjes eventuale kundër Portugalisë, duhet kaluar pengesa Pandev: “Itali-Maqedonia e Veriut në Palermo? Të shkojmë të luajmë në Siçili do të thotë shumë për ne dhe jam i sigurt që do të na presin shumë tifozë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *