• |
ide | kryesore

Drift dhe të dehur në timon, 16 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Plot 16 shoferë janë arrestuar në Tiranë gjatë fundjavës, pasi janë kapur nga Policia Rrugore në gjendje të dehur në timon.

Gjithashtu, 12 të tjerë janë gjobitur nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj secili për drift në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe tek TEG-u.

9 drejtues të tjerë janë gjobitur me nga 20 000 deri 40 000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG.

Ndërsa 14 drejtues mjetesh luksoze u gjobitën me nga 5 000 deri në 20 000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi në dokumentacion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *