• |
ide | kryesore

Fakti që i mori playoff-in Shqipërisë nuk e bindi: Paolo Sousa kërkon të largohet, Polonia refuzon

-Instant, F1, Sport



E mundi dy herë Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, madje në të dytën i mori edhe kalimin në playoff të kompeticionit. E megjithatë, për Paolo Sousën nuk ka qenë mjaftueshëm për të qendruar në pankinën e Polonisë. Një situatë e cuditshme, duke qenë se bëhet fjalë për të mos provuar edhe shanset në playoff në tentative për të siguruar një vend në finalet e Katar 2022.

Kështu, Paulo Sousa është gati t’i thotë lamtumirë pankinës së Polonisë për ta nisur nga Brazili dhe për t’u bërë trajneri i ri i Flamengos. Këtë e raporton e përditshmja Record, e cila shpjegon se si u zgjodh trajneri portugez pas një vëzhgimi të një liste të gjatë profilesh nga klubi kuqezi. Njoftimi zyrtar pritet në orët e ardhshme, pastaj Sousa do të fillojë aventurën e re në Brazil.

Federata polake ka shpejtuar të thotë se nuk ka ndërmend ta lejojë portugezin të largohet në një moment të tillë duke e quajtur “të papërgjegjshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *