• |
ide | kryesore

Kupa e Afrikës, leja nga CAF favorizon Liverpool: Salah e Mane do të jenë kundër Chelsea

-Instant, Sport



Në fund fitoi Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpool do të jetë në gjendje të llogarisë në forcë Mohamed Salah dhe Sadio Mané për ndeshjen e madhe më 2 janar kundër Chelsea në Stamford Bridge. Klubet në fakt kanë marrë një përjashtim për lirimin e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës: ata nuk duhet t’i lirojnë më futbollistët nga nesër, siç e kërkon rregullorja e FIFA-s, por nga 3 janari. Në fakt, vendimi përfshin vetëm klubet e Premier League (40 lojtarë), duke qenë se kampionatet e tjera janë ndalur për pushimet e fundvitit.

Kupa e Afrikës do të hapet të dielën më 9 janar në stadiumin Olembe në Yaoundé, kryeqyteti i Kamerunit, me finalen e planifikuar për në 6 shkurt. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, konfirmoi “angazhimin e solidaritetit” ndaj Forumit të Ligave Botërore (organizëm që përfaqëson 41 liga profesionale duke përfshirë të gjitha ligat kryesore evropiane) dhe ligave evropiane, në një letër: “CAF (Federata Afrikane e Futbollit) ka vendosur se për ata lojtarë që kanë ndeshje zyrtare të klubeve ndërmjet 27 dhjetorit dhe 3 janarit, duhet të njoftohen federatat përkatëse që sportistët e tyre do të qëndrojnë pranë klubeve përkatëse për të marrë pjesë në këto ndeshje”. Forumi i Ligave Botërore e quajti kërkesën e mëparshme “të paarsyeshme dhe joproporcionale”. Më i ndëshkuari do të jetë Bregu i Fildishtë, i cili do të ketë në dispozicion 7 lojtarët e tij të Premier vetëm nga 4 janari (duke luajtur më 2 janar, duhet të merret parasysh një ditë udhëtimi për të mbërritur në Kamerun) por për fatin e tij do të jetë gjithashtu ndër të fundit që do të debutojë, më 12 janar në Douala kundër Guinesë Ekuatoriale.

LISTA— Këta janë lojtarët e Premier League që do të jenë të impenjuar në Kupën e Afrikës. Arsenal: Thomas Partey (Gana), Mohamed Elneny (Egjipt), Pierre Emerick Aubameyang (Gabon), Nicolas Pepe (Bregu i Fildishte). Aston Villa: Mahmoud Trezeguet (Egjipt), Bertrand Traore (Burkina Faso), Marvelous Nakamba (Zimbabve). Brentford: Julian Jeanvier (Guinea), Frank Onyeka (Nigeri), Tariqe Fosu-Henry (Gana). Brighton: Yves Bissouma (Mali). Burnley: Maxwel Cornet (Bregu i Fildishte). Chelsea: Edouard Mendy (Senegal), Hakim Ziyech (Marok). Crystal Palace: Cheikhou Kouyate (Senegal), Jeffrey Schlupp (Gana), Jordan Ayew (Gana), Wilfried Zaha (Bregu i Fildishte). Everton: Jean-Philippe Gbamin (Bregu i Fildishte), Alex Iwobi (Nigeri). Leicester: Daniel Amartey (Gana), Nampalys Mendy (Senegal), Wilfred Ndidi (Nigeria), Kelechi Iheanacho (Nigeria). Liverpool: Mo Salah (Egjipt), Naby Keita (Guinea), Sadio Mane (Senegal). Manchester City: Riyad Mahrez (Algjeri). Manchester United: Eric Bailly (Bregu i Fildishte), Amad Diallo (Bregu i Fildishte). Southampton: Moussa Djenepo (Mali), Mohammed Salisu (Gana). Watford: Peter Etebo (Nigeri), William Troost-Ekong (Nigeri), Adam Masina (Marok), Ismaila Sarr (Senegal), Emmanuel Dennis (Nigeri). West Ham: Said Benrahma (Algjeri). Wolves: Romain Saiss (Marok), Willy Boly (Bregu i Fildishte).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *